Site icon Telegrafi

Falsifikojnë kombësinë për leje qëndrimi

Proçedimi penal ndaj tyre nisi pasi këta persona dyshohen të kenë falsifikuar në certifikatat e tyre personale termin kombësi nga “shqiptar” në “grek”. Mësohet se katër shtetasit janë shpallur në kërkim.

Hetimi ndaj tyre nisi pas evidentimit të punonjësve të Konsullatës, të cilët, gjatë shqyrtimit të dokumentacioneve të personave që kanë bërë kërkesë për leje qëndrimi në Greqi, konstatuan certifikatat ku citohej kombësia e këtij shteti.

“Dokumentacioni në ngarkim të katër shtetasve: Foto Shupuli, Mihal Shupuli, Jaras Shupuli dhe Jorgulla Jani, i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme për veprën penale ‘falsifikimi i akteve të gjendjes civile’”, bënë të ditur burimet e Policisë. Pak ditë më parë filloi shpërndarja e modelit të ri të çertifikatave, që nuk e ka termin e kombësisë./Telegrafi/

Exit mobile version