Site icon Telegrafi

Falsifikoi para, kallëzim penal ndaj një personi nga Velesi

Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër M.I.(37) nga Velesi për kryerjen e veprës penale “mashtrim” nga neni 247 paragrafi 1 dhe veprën penale “falsifikim i parave” nga neni 268 paragrafi 1 i. Kodit Penal.

Nga MPB njoftojnë se gjatë muajit mars 2021, personi i kallëzuar pasi ka marrë 12 kartëmonedha të falsifikuara (nga 100 euro), i ka përdorur në dy raste, duke i vënë në qarkullim gjatë blerjes së celularëve.

“Ai ka mashtruar dy pronarë të telefonave celularë, të cilët i kanë shpallur për shitje telefonët e tyre. M.I pagesën e ka bërë me kartmonedha të falsifikuara”, thonë nga MPB.

Exit mobile version