Site icon Telegrafi

Falsifikim i parave në Prishtinë, Prizren e Vushtrri

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për tri raste të falsifikimit të parave, në Prishtinë, Prizren e Vushtrri.

Policia e Kosovës bën të ditur se të enjten rreth orës 20:00 janë arrestuar katër meshkuj në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar mbi 2 mijë monedha metalike nga 5 franga dhe pesë monedha metalike nga 2 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia po ashtu ka bërë të ditur edhe për rastin e falsifikimit të parave në Prizren, ku në rrugën “Zahir të enjten në ora 15:00 punonjësja e një banke, ka informuar se nga një i dyshuar ka pranuar një kartëmonedhë prej 50 euro, e që dyshohet se është e falsifikuar.

Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Po ashtu në Vushtrri, një punëtor banke ka njoftuar se një person në bankomat kishte deponuar një kartëmonedhë prej 50 euro, e cila dyshohet se është e falsifikuar

Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version