Site icon Telegrafi

Falsifikim parash në Gjilan

Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar në polici se ka pranuar një kartëmonedhë të falsifikuar në vlerë 500 euro.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Gjilanit.

“Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se nga një i dyshuar i panjohur ka pranuar një kartëmonedhë prej 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version