Telegrafi

Falsifikim i dokumentit në Grabovc të Fushë Kosovës

Njësitë policore në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kanë kontrolluar shtëpinë pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, ku gjatë kontrollit në janë gjetur dhe konfiskuar disa dokumentacione bullgare të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur në fshatin Grabovc të Fushë Kosovës, të mërkurën në ora 06:00.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim