Telegrafi

”A i falni kriminelët në BE” – u pyet përfaqësuesja e PE-së, Marijana Petir (Foto/Video)

Përfaqësuesja e PE-së, Marijana Petir, është takuar me femra që janë të përfshira në politikë, ndërkaq është befasuar nga një ”aksion guerril”, ku disa persona kanë shpalosur pranë restorantit ku mbahej takimi, një parrullë interesante, transmeton Telegrafi Maqedoni

Në parullë është shkruar ”A i falni kriminelët në BE”. Ky aksion ka ardhur si rezultat i qëndrimit të saj se më 5 qershor duhet të ketë zgjedhje, për të dalë nga kriza e tanishme politike, por pjesëmarrësit në aksion nuk pajtohen me këtë./Telegrafi/