Site icon Telegrafi

Falltarja

Ia shikon falltarja letrat Fazës dhe përnjëherë bërtet:
– Kuku!
– Çka ke, moj?
– Jo valla, nuk mund të tregoj…
– Fol moj, çka ka lidhje.
– Jo valla, nuk guxoj?
– Epo tash që ia nise, duhesh…
– Po qysh me të thënë bre… duket që do të vdes Rrusta!
– U bijo, këtë e di, po shiko a do të ketë ndonjë hulumtim policor për këtë punë?

Exit mobile version