Telegrafi

Falja e Kurban Bajramit bëhet në Sheshin “Skënderbej”

Besimtarët myslimanë kremtojnë të martën festën e Kurban Bajramit. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka uruar këtë festë simbol të sakrificës.

Ai shprehet se Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit, Krijuesit të Gjithësisë e ku besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar më të afërmit, me fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

Ndërkohë është publikuar dhe programi ku falja e namazit bëhet në orën 07.00 në sheshin Skënderbej, dhe para tij do të zhvillohet ceremonia me lexim të kur’anit, ligjërata dhe përshëndetje./Telegrafi/