Gjykata Kushtetuese ditë më parë mori vendim sa i përket çështjes së faljes së tatimit në pronë.
Sipas këtij vendimi, komunat duhet të vendosin vetë për faljen e tatimit në pronë dhe se Ligji i kontestuar nga komunat nuk është në kundërshtim me ligjin e pushtetit lokal.
E tashmë disa prej komunave kanë merr vendim për të falur borxhin për tatimin në pronë.
Ndërkaq Komuna e Prishtinës, ende nuk ka marrë ndonjë vendim sa i përket kësaj çështje.
Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Arlinda Kastrati ka thënë për Telegrafin, se vendimi pritet të merret në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal që do të mbahet të enjten më 7 dhjetor.
“Për faljen e borxhit të tatimit në pronë duhet të mirret vendim nga Kuvendi Komunal, rrjedhimisht Kryeqyteti ka caktuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme me datë 7.12.2023 ku pikë e rendit të ditës do të jetë vetëm “Propozim-vendimi për faljen e tatimit në pronë për pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2023.””, ka deklaruar Kastrati. /Telegrafi/