Site icon Telegrafi

Falja e borxheve, sipas tekave të Ratkocerit

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”, përpos që ka mbetur e fundit nga kompanitë publike që nuk ka filluar ta zbatojë vendimin për faljen e borxheve të konsumatorëve, mirëpo, menaxhmenti i kësaj kompanie publike është duke e interpretuar ligjin sipas tekave të veta.

Disa konsumatorë kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se disa herë kanë shkuar te zyrat e kompanisë për t’u interesuar për faljen e borxhit, mirëpo nëpunësit e kësaj ndërmarrjeje vazhdimisht i kanë thënë se do të fillojnë këtë javë, apo tjetrën, pa e caktuar një datë të saktë. Derisa falja e borxheve nuk ka filluar të ndodhë, zyrtarët e Ujësjellësit, sipas disa konsumatorëve, po e interpretojnë ligjin sipas dëshirës.

“Unë në fund të vitit 2008 i kam pasur borxh kompanisë rreth 540 euro, ndërsa borxhi im deri në muajin e kaluar ka arritur rreth 545, për shkak të mbipagesës nga viti 2009 e këndej. Një zyrtar i kompanisë më tha se në rastin tënd nuk shikohet se ke pasur borxh në fund të vitit 2008, por sa ka qenë borxhi në fund të vitit 2014, kur është marrë vendimi”, ka sqaruar për “Zërin” ky konsumator, duke shtuar se nga ky keqinterpretim i qëllimshëm i ligjit kompania po tenton ta “plaçkitë” për më shumë se 70 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version