Site icon Telegrafi

Falimentuan fabrikën e kabllove në Negotinë, shkaktuan rreth 14 milionë euro dëm, paditet penalisht e gjithë drejtoria

Stacioni policor i Negotinës ka ngritur padi penale për pesë presona të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave si edhe për shkaktim të qëllimshëm të falimentimit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata gjithashtu akuzohen për dëmtim dhe privilegjim të garantuesve si edhe falsifikim dokumentesh për një fabrik të kabllove në Negotinë.

Penalisht paditen drejtori gjeneral, kryetari i këshillit të drejtorëve, anëtarë të këshillit të drejtorëve, të gjithë nga Bullgaria, si edhe një anëtarë këshilli nga Maqedonia, që të gjithë pjesë e fabrikës SHA Fabrika e Kabllove Negotinë.

Të paditurit, gjatë periudhës 2007-2010 kanë ndërmarrë aktivitete që kanë bërë që kjo fabrikë të mos jetë në gjendje të kryej detyrimet dhe obligimet tjera ligjore, duke shkaktuar dëm financiar prej rreth 14 milionë euro./Telegrafi/

Exit mobile version