Site icon Telegrafi

Falimenton ”Feni”, të punësuarit në protestë (Video)

Kombinati për përpunimin e hekurit ”Feni Industry” ka falimentuar dhe në rrugë duhet të mbeten 800 të punësuar. Ndërkohë, drejtuesi i falimentimit kërkon një investitor të ri, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bankat që investues në këtë kombinat sot kanë kërkuar falimentim të këtij kombinati shkaku i harxhimeve që i bënë kjo korporatë.

Gjithësejt, ”Feni” ka 60 milionë borxhe, prej ku 40 milionë ndaj bankave dhe 20 milionë të klientëve që e kanë furnizuar me materiale pune.

Hari Kostov nga Banka Komerciale thotë se nuk është kërkesa për të ndaluar punën por për të ri-organizuar punën për të filluar me përfitime.

Sipas investuesve, ka dy koroporata që janë të interesuara për t’a blerë këtë përpunues të hekurit. /Telegrafi/

Exit mobile version