Telegrafi

Falimenton edhe një bankë në SHBA

Bëhet fjalë për "Integrity Bank" në Alfareta të shtetit federal të Xhorxhias.

Për shkak të krizës imobiliare dhe moskthimit të kredive hipotekare numri i falimentimeve të bankave në SHBA gjatë 18 muajve të fundit ka arritur një rekord historik. Falimentimi më i madh u shënua me bankën "Indymac" në muajin korrik.