Telegrafi

I falimentoi kompania, shqiptari zgjodhi mënyrën “më të lehtë” për të paguar borxhin prej 300 mijë euro

Një ndërtues shqiptar në Itali ka rënë në pranga, pasi është kapur duke transportuar kokainë. Ngjarja në fjalë është regjistruar në autostradën e Arezzo-s.

Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, pasi kompania e tij e ndërtimit kishte falimentuar, kishte vendosur që për të shlyer borxhet të merrej me transport droge.

Gjatë kontrollit policor atij i janë gjetur 600 gramë kokainë në makinë e tij ‘Opel Corsa’, ndërsa kishte si destinacion Amerikën Latine.

Nëse droga do të hidhej në treg, kapte vlerën e 50 mijë eurove, shkruan bw.

“Ansa” shkruan se shqiptari teksa ishte marrë në pyetje nga policia, kishte pohuar se pasi kompania e tij kishte falimentuar, atij i duhej të paguante një borxh prej 300 mijë eurosh.

Përveç drogës, në cilësinë e provës është bllokuar dhe makina e tij, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e të tjerë personave të përfshirë në trafikun e kokainës.