Telegrafi

Falimentimet e bizneseve rriten për 120 për qind

Kompanitë e Maqedonisë, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme të cilat përbëjnë mbi 90 për qind të ekonomisë së Maqedonisë dhe bëhen gjithnjë e më joimune ndaj krizës globale.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë së Maqedonisë, deri nga mesi i vitit në vend zhvillohen 746 procedura falimentuese, përkundër 336 sa kishte vitin e kaluar deri në qershor, që paraqet rritje për 120 për qind, krahasuar me vitin 2009.

Është rritur edhe numri i procedurave likuiduese. Vitin e kaluar ka pasur 1.278 lëndë, ndërsa tani kjo shifër është 1.794.

Numri i kompanive aktive është rritur për vetëm 5 për qind krahasuar me vitin 2007. /Makfaks/Telegrafi/