Site icon Telegrafi

Falet për bamirësi konserva e vjetër 35 vjet (Video)

Helen Bull nga një organizatë bamirëse në Cardiff të Wales, ka treguar për një konservë me misër që është prodhuar para 35 vitesh.

Ky ushqim që është falur për të ndihmuar të varfrit dhe të pastrehët, konsiderohet si i dyshimtë dhe jo diçka që do të përdorej për ushqim, megjithëse ende nuk i ka skaduar afati, transmeton Telegrafi.

“Po që se dëshironi të bëni nder, shpenzoni pak dhe mos dhuroni diçka që mund të vë shëndetin e tjetrit në rrezik”, është një koment lidhur me rastin.

Në të njëjtën kohë, nuk rekomandohet dhurimi e as pranimi i ushqimeve që janë konservuar para afro katër dekadash. /Telegrafi/

https://youtu.be/v8COtW-A_as

Exit mobile version