Site icon Telegrafi

Falet namazi i teravisë së parë në Kosovë

Në xhamitë e Kosovës sonte është falur namazi i teravisë e parë që shënon edhe fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët myslimanë.

Në këtë vit faljet e këtyre namazeve që janë karakteristike për muajin e Ramazanit po bëhen në numër të kufizuar për shkak të situatës pandemike në vend.

Besimtarët kanë respektuar distancën dhe kanë vendosur maska për të evituar shpërndarjen e mëtejme të coronavirusit në vend.

Edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka bërë thirrje që në xhami të respektohen udhëzimet e institucioneve shëndetësore për mbrojtje nga coronavirusi.

Qeveria e Kosovës aktualisht ka vendosur masa të pjesshme kufizuese ku ndalohet puna e sektorit të gastronomisë si dhe lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 5:00 të mëngjesit./Telegrafi/

Exit mobile version