Donald Trump sot mirëpriti tre amerikanë të burgosur në Korenë e Veriut përsëri në SHBA dhe tha: ‘Ne duam ta falënderojmë Kim Jong Un’.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe gruaja e tij Melania arritën në Bazën Ajrore të Andrews jashtë Uashingtonit në orën 2 të mëngjesit për të përshëndetur Kim Dong Chul, Kim Hak Song dhe Tony Kim – dhe i quajti ‘njerëz të pabesueshëm’.
Në skenat e publikuara nga mediat e huaja, përcjell Telegrafi, presidenti Trump dhe Zonja e Parë përshëndeten dhe duartrokitën njerëzit të cilët u kthyen në tokën amerikane duke dhënë shenja triumfuese ‘V’ të përdorura për të nënkuptuar paqen dhe fitoren.
Në pistë, presidenti amerikan citohet të ketë thënë: “Këta janë njerëz të mëdhenj. Sinqerisht, nuk menduam se kjo do të ndodhte, por ndodhi. Kjo është një natë e veçantë për këta tre njerëz me të vërtetë të shkëlqyer”.
Siç thuhet më tej, Trump gjithashtu falënderoi Kim Jong Un për lirimin e tyre, duke e quajtur këtë ‘një gjë të mrekullueshme’, duke shtuar se ai beson se udhëheqësi i Koresë së Veriut ‘vërtet dëshiron të bëjë diçka’ dhe ta sjellë shtetin ‘në botën reale’.
Të tre burrat u liruan të mërkurën pas tre vitesh burg dhe punë të rëndë kur Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, u largua nga Pyongyang pas një takimi me Kim Jong Un.
Pompeo ishte atje edhe për të formalizuar planet përfundimtare për një samit të Trump-Kim në fund të majit ose në fillim të qershorit. /Telegrafi/