Dje (e shtunë) është mbajtur ceremonia martesore e Princ Lekës me aktoren Elia Zaharia, një dasëm madhështore e cila mblodhi emra të njohur mbretërorë nga mbarë bota.
Çifti janë paraqitur në formë të shkëlqyer para të ftuarve, gjersa vëmendja më e madhe ka qenë e përqendruar tek nusja, e cila dukej e mahnitshme në fustanin e bardhë.
Ka qenë pikërisht kreatorja e njohur kosovare Blerina Kllokoqi Rugova, e cila ka realizuar me hijeshi dhe përkujdesje fustanin martesor.
Elia ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi nga prapaskenat ku bëheshin përgaditjet e fundit për paraqtijen e fustanit, gjersa në mbishkrimin e fotos i ka dedikuar një falenderim mjaft emocionues stilistes.
“Blerina, ky fastan që krijove me aq shumë dashuri për këtë dasëm nuk na përket as mua, e as ty zemër! Ky krijim i joti hyri me shumë dinjitet në historinë mbretërore të fustaneve të nusërisë. Nuk kam fjalë për të të falenderuar…je profesioniste dhe mikeshë e mrekullueshme”, kanë qenë fjalët e princeshës. /Telegrafi/