Telegrafi

Falënderimi i Ansu Fatit ndaj De Jongut për asistimin e ‘çmendur’ te goli i dytë i Barcelonës

Frenkie de Jong ka prodhuar një magji në golin e dytë të shënuar nga Barcelona ndaj Ferencvaros në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Avantazhin skuadrës katalunase ia dha Lionel messi në minutën e 27-të nga penalltia.

Derisa po përfundonte pjesa e parë, Blaugranasit arritën të dyfishonin rezultatin me anë të Ansu Fatit.

Ishte minuta e 42-të kur De Jong dhuroi një asistim spektakolar për talentin e skuadrës katalunase për 2-0.

Kujtojmë se Barcelona është duke fituar 3-0 ndaj skuadrës hungareze me realizatro Philippe Coutinho (52’), gjersa Fati ishte asistues. /Telegrafi/