Telegrafi

“Faleminderit, vazhdo përpara” – Neymar vlerëson lartë talentin e Valon Berishës

Reims dhe Paris Saint-Germain janë përballur në kuadër të javës së pestë në Ligue 1.

Parisienët fituan me rezultat 2-0 si mysafir i kundërshtarit nga liga franceze, me dy asistime të Kylian Mbappes dhe realizator ishte Mauro Icardi.

Por, momenti më interesant i takimit erdhi kur Neymar kishte përballë Valon Berishën që luan te Reims, duke tentuar që të kalonte disa herë.

Foto: Neymar/InstagramStory

Pas përballjes së zhvilluar, ylli brazilian lavdoi talentin e mesfushorit kosovar, duke thënë se loja e tij ishte e mirë.

“Një lojtar i nivelit tjetër”, ishte mbishkrimi i Valon Berishës në foton e postuar në Instagram.

Neymar i reagoi reprezentuesit të Kosovës duke i thënë që të vazhdonte me lojën e tij të mirë. /Telegrafi/