Telegrafi

“Faleminderit që e shkatërrove muzikën Hip-Hop” (Video)

Iggy Azalea është kritikuar shpesh lidhur me muzikën Hip Hop që ajo prodhon.

Pas personazheve të famshëm si Macklemore dhe Azealia Banks, një djalë ka filmuar reperen australiane duke e falenderuar atë që shkatërroi muzikën Hip Hop.

“Jeni ju Iggy Azalea?”, ka pyetur djali, reperen e cila ishte duke buzëqeshur. Me pas ka shtuar: “Do doja të falenderoja shumë që e ke shkatërruar muzikën Hip Hop”.

Në vend që ta kundërshtonte këtë koment, Iggy është larguar në heshtje ndërkohë që djali ka qeshur./TCH/