Francesco Totti ndaj Genoas luajti ndeshjen e fundit me fanellën e Romës.
Italiani mori një lamtumirë të madhe, ashtu siç e meriton dhe normalisht që ai është falënderues të gjithëve.
Emocionet ishin aq të mëdha dhe për t’i përmbledhur ato është vështirë që të gjesh fjalë.
“Faleminderit”, ishte postimi i Tottit drejt tifozëve në Twitter.
Një fjalë që përmbledh dhe falënderon miliona tifozë. /Telegrafi/
Grazie! pic.twitter.com/EHpwZDcvEo
— Francesco Totti (@Totti) May 28, 2017