Telegrafi

“Faleminderit”, balada e Labinot Rexhës e realizuar me klip në alpet zvicerane (Video)

“Faleminderit” titullohet projekti i ri nga Labinot Rexha.

Këngëtari i njohur i muzikës pop folk ka sjellë pop baladën e shumëpritur, e cila është realizuar nga Massive Production, me tekst të Nurteel dhe Granit Gashit.

Videoklipi është realizuar në regji të Valon Rexhës në Kalash Records.

Tashmë projekti po pëlqehet mjaft shumë nga publiku.

Ky projekt pritet t’i paraprijë një bashkëpunimi që këngëtari do të sjellë së shpejti me Gjyste Vulajn.