Site icon Telegrafi

“Faleminderit për asgjë” – këto ishin rezultatet e Giresse në krye të Kosovës

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse është larguar nga detyra sot (e martë) pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Giresse u prezantua si përzgjedhës i ri i Kosovës, si pasues i të larguarit Bernard Challandes para më shumë se një viti apo më saktë më 23 shkurt të vitit 2022.

Megjithatë, francezi nuk arriti të përfundoj ciklin eliminator të Euro 2024, duke u shkarkuar pas vetëm katër ndeshjeve.

Lexo po ashtu Zyrtare: FFK ndërpren bashkëpunimin me përzgjedhësin e Kosovës, Alain Giresse

Përveç kësaj, 70-vjeçari i njohur nuk arriti të lë ‘trashëgimi’ te Dardanët në ato ndeshje që e drejtoi ekipin përfaqësues.

Në 10 ndeshje zyrtare me Përfaqësuesen, Giresse ka një rekord relativisht negativ me vetëm tri fitore, tri barazime dhe katër humbje.

Lexo po ashtu Me largimin e Alain Giresse, a largohen edhe problemet nga Përfaqësuesja e Kosovës?

Përveç tyre, Giresse i udhëhoqi Dardanët edhe në katër ndeshje tjera miqësore, ku more një fitore ndaj Burkina Fasos dhe tri barazime (Zvicra, Armenia dhe Ishujt Faroe).

Mister Giresse, ne të themi  “Merci pour rien”, apo në shqip “Faleminderit për asgjë”.

Më poshtë keni listën me ndeshjet dhe rezultatet e Kosovës nën drejtimin e Giresse. /Telegrafi/

Exit mobile version