Kyle Walker pritet të jetë i mbushur me energji për Kampionatin Evropian që fillon këtë të premte, falë vilës së tij që kushton afro katër milionë euro.
Mbrojtësi i Anglisë ka kohë që ka blerë një vilë tejet luksoze në Cheshire, e rrethuar me pishina, ujëvara dhe akuariume.
Sipas një zbulimi nga Uswitch, Walker paguan rreth 18 mijë euro vetëm fatura të energjisë.
Ylli i Manchester Cityt në vilën e tij posedon gjashtë dhoma, një fushë të vogël futbolli dhe një saunë.
Duke përfshirë të gjitha gjërat që i posedon vila e tij, Walker paguar rreth 15 herë më shumë se normalja në faturat për gaz, energji elektrike dhe për mirëmbajtje.
Por, kjo nuk është asgjë për buxhetin e tij, pasi vetëm në javë merr rreth 150 mijë euro në javë te Manchester City dhe i paguan me lehtësi të gjitha faturat. /Telegrafi/