Christian Kukuk me “Cheker” fitoi medaljen e artë olimpike në kërcime individuale, duke konfirmuar dominimin e Gjermanisë në sportin me kuaj në Paris. Kjo është medalja e katërt e artë e Gjermanisë në Lojërat e këtij viti në sportet e kuajve, pasi Jessica von Bredow-Werndl dhe Michael Jung festuan në sporte individuale dhe në garat ekipore.
Ishte medalja e 100-të olimpike e sporteve gjermane të kuajve dhe e para në garat individuale pas vitit 1996, kur Ulrich Kirchhoff festoi në Atlanta. Pas fitores, Kukuk falënderoi futbollistin legjendar të Bayernit, Thomas Müller dhe sipërmarrësen dhe kalorësen gjermane, Madeleine Winter-Schulze.
“Më dhanë mundësinë për të vazhduar kalërimin. Checker nuk do të shitet. Jam tepër mirënjohës që ata besuan tek unë dhe që tani ia kam kthyer reciprocitetin. Jam i lumtur dhe krenar që mund të kalëroj këtë kalë”, deklaroi kalorësi 34-vjeçar gjerman Kukuk.
Media gjermane Kicker shpjegoi lidhjen mes Mullerit dhe sporteve të kuajve. Gjegjësisht, sulmuesi i Bayernit dhe deri para pak kohësh futbollisti i kombëtares gjermane me gruan e tij Lisa posedojnë një kali në afërsi të Mynihut.
“Ajo më infektoi me virusin e kuajve”, deklaroi Muller në një intervistë për revistën Cavallo, duke shtuar se kuajt “janë krijesa shumë miqësore dhe ata rrezatojnë qetësi, forcë dhe elegancë me partnerët e tyre”.
Muller e kaloi të gjithë karrierën e tij në klub në Bayern. Në fanellën e klubit të Mynihut, ai bëri 707 paraqitje, 242 gola dhe 268 asistime dhe fitoi 32 trofe, nga të cilët dy ishin Liga të Kampionëve dhe 12 tituj të Bundesligës. Kontrata e tij është e vlefshme deri në verën e vitit 2025.
Ai grumbulloi 131 ndeshje dhe 45 gola për kombëtaren gjermane, dhe tha lamtumirë pas kampionatit të fundit evropian, ku ekipi i tij humbi nga Spanja në çerekfinale (2-1). Ai fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë në 2014. /Telegrafi/