Të shtunën u zhvillua java e nëntë në Superligën e Femrave. Derbi u zhvillua mes Bashkimit dhe Prishtinës, që përfundoi me fitoren e vashave prishtinase 70-90.
Basketbollistja më e mirë e ndeshjes ishte Sarah Mgbeike e Prishtinës me 39 pikë, 13 kërcime dhe tri asistime. Ajo ishte lojtarja e ndeshjes dhe më e mira e kësaj jave, ndërsa nuk është hera e parë që shpallet MVP në Superligën e Femrave.
Te Prishtina u dallua edhe Aisia Robertson me 15 pikë, gjashtë kërcime dhe shtatë asistime, ndërsa te Bashkimi, lojtarja më e dalluar ishte Christian Ellis me 25 pikë, 14 kërcime dhe gjashtë asistime.
Në pesëshen e javës ka hyrë edhe Jeta Zeka e Penzës me 19 pikë, tetë kërcime dhe tetë asistime, si dhe Alma Muzliukaj e Trepçës me 11 pikë, 18 kërcime dhe një asistim.