Site icon Telegrafi

Falë rrjeteve sociale, çifti gjejnë videon e humbur të dasmës pas 57 vitesh

Një çift australian që e hodhi gabim videon e dasmës së tyre, e mori përsëri pas 57 vitesh.

Aileen Turnbull nga Brisbane u martua me bashkëshortin e saj Bill në Skoci në vitin 1967 dhe menjëherë pas dasmës së tyre, ata huazuan një projektor për të parë pamjet e bëra në ditën e tyre të madhe.

Megjithatë, të porsamartuarit e lanë filmin në projektor dhe nuk e panë më – derisa Turnbull vuri re në Facebook një foto të marrë nga videoja e humbur, përcjell Telegrafi.

“Po shikoja në Facebook dhe më doli kjo fotografi e dasmës. Burri im ishte ulur këtu, unë u ktheva nga ai dhe i thashë ja fotografia jonë e dasmës”, tha Turnbull, tani 77 vjeç.

Bëhet e ditur se fotoja në Facebook u postua në një grup për vendasit australianë nga Terry Cheyne i Skocisë – xhaxhai i të cilit ishte njeriu që i kishte huazuar çiftit projektorin e tij më shumë se pesë dekada më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version