Kompania gjermane Manhart Performance që merret kryesisht me modifikimin e veturave – ka prezantuar “kryeveprën” e saj të fundit, projektin e quajtur CRT 800.
CRT 800 bazohet në modelin e Porsche Cayenne Coupe, fuqia e të cilit është rritur në 796 kuaj-fuqi, ndërsa pasi kishte dalë nga shiriti prodhues i fabrikës kishte vetëm 541, transmeton Telegrafi.
E për ta realizuar këtë plan, Manhart ka prodhuar turbo-charger të ri dhe ftohësin që i futi një softuer të ri për njësinë ECU.
Cayenne u bë edhe me gypa të ri që i mundësojnë të ketë tani tinguj tjerë derisa lëvizë me shpejtësi të madhe, kurse blerësit mund të zgjedhin mes gypave të ceramikës apo atyre të karbonit.
Cayenne Coupe është bërë edhe me fellne të reja prej 22-inç, e nën kapak ka motorin 4 litërsh twin-turbo V8 që prodhon 631 kuaj-fuqi, e falë komponentëve të reja i prodhon edhe disa tjerë. /Telegrafi/