Telegrafi

Falë kostumit robotik, babai i paralizuar mban fjalën dhe shoqëron të bijën te altari (Video)

Një burrë i paralizuar nga beli e poshtë, ka arritur të përmbush premtimin që i kishte dhënë të bijës për ta dërguar drejt altarit në ditën e saj më të lumtur, dhe këtë gjë e ka arritur falë pajisjeve robotike të instaluara në një kostum special.

Chris Palmer 55-vjeç nga Derby i Anglisë, është shndërruar në një njeri biotik për të përmbushur premtimin e dhënë të bijës Heather, e cila javën e kaluar u martua, transmeton Telegrafi.

Palmer mbeti i palëvizshëm në karrocë në vitin 2012, si rezultat i një forme agresive të kancerit, kurse mjekët ia kishin shuar shpresat duke i thënë se kurrë më nuk do të ecë.

Por atë nuk e brengoste fakti që nuk do të mund sërish të ecë, por ideja që nuk do të jetë në gjendje ta përcjellë të bijën drejt altarit në ditën e saj më të lumtur.

“Kur u shtriva në spital, menjëherë më shkoi mendja tek dasma e bijës time, dhe më nervozonte fakti që nuk do të mund ta shoqëroj deri në altar”, ka deklaruar Palmer.

Por ëndrrën e kamotshme e realizoi falë një kostumit robotik i quajtur “Rex”, që i mundëson njerëzve të paralizuar të ecin dhe të qëndrojnë në këmbë pa ndihmën e dikujt. /Telegrafi/