Telegrafi

Falë këtij treningu në decenien e pestë të jetës duket tepër mirë: Kështu ushtron Nicole Scherzinger!

Nicole Scherzinger kohë më parë ka festuar ditëlindjen e 42-të, ndërkaq kurrë më bukur nuk është dukur

Nëse keni pyetur edhe ju si i shkon për dore që të duket aq bukur, kemi gjetur përgjigjen e kësaj pyetjeje.

Glenn Higgins është trajneri i saj personal dhe pikërisht ai ka zbuluar cilat ushtrime janë meritore për dukje të mirë të këngëtares.

Për të qenë më e motivuar gjithmonë ushtron në çift me të dashurin e saj, Thom Evans. Në atë mënyrë as treningët e lodhshëm asaj nuk i duken të vështirë, transmeton Telegrafi.

“Gjithmonë ndiej kënaqësi të ushtroj Thomin dhe Nicolen. Ata të dy janë argëtues. Gjithmonë vijnë bashkë dhe japin një qind për qind të energjisë së tyre në trening. Vazhdimisht garojnë ndërmjet vete”, thotë Glenn dhe shton që Nicole gjithmonë bën edhe lëvizje baleti në procesin e treningut.

Nicole preferon HIIT treningët, përkatësisht treningët të cilët përbëhen nga intervalet e shkurtra por të forta të aktivitetit fizik të cilët janë të shoqëruar me pushim adekuat midis treningëve.

Zgjatja e intervalit mund të jetë në vëllimin prej 10 – 60 sekonda. /Telegrafi/