Telegrafi

Falcao, te Atletico së paku deri në verë

Manchester City dhe Chelsea janë klubet që udhëheqin garën për kolumbianin, mirëpo ai është i fokusuar te klubi aktual, së paku deri në fund të sezonit aktual.

“Kam edhe tre vite në kontratën time me Atleticon. Aty do të jem deri në fund të sezonit, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Po mendoj vetëm për klubin tim. E di se ka shumë spekulime, por shpresoj që nuk do të kenë ndikim tek unë”.

“Tash për tash, realiteti im është Atletico dhe jam i lumtur që jam këtu”, u ka thënë 26-vjeçari gazetarëve në Dubai, ku mori çmimin e futbollistit më të mirë të vitit 2012 nga Globe Soccer. /Telegrafi/