Telegrafi

Falcao, sulmuesi më i mirë në botë – thotë presidenti i Atleticos

Kolumbiani shënoi pesë gola në fitoren prej 6-0 kundër Deportivo La Corunas dhe eprori i tij është i kënaqur me formën e 26-vjeçarit.

“Është sulmuesi më i mirë në botë. Është hera e parë që e kam parë një futbollist duke shënuar pesë gola këtu”.

“Kam parë të tjerë, si Christian Vieri ose Milinko Pantic, duke dhënë nga katër gola, por asnjëri nga ata nuk i ka shënuar pesë”, ka theksuar Cerezo.

Falcao e ka kaluar Cristiano Ronaldon në listën e golashënuesve në La Liga, por gjendet prapa Lionel Messit. /Telegrafi/