Site icon Telegrafi

Falcao rikthehet te Monaco, por fillon bisedimet me kampionin turk

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Radamel Falcao duket se do të rikthehet te skuadra franceze e Monacos.

Calciomercato ka raportuar se reprezentuesi kolumbian do të rikthehet tek ish-klubi i tij, AS Monaco në Ligue 1 dhe të vazhdojë të mundohet ta rikthejë formën e humbur.

“Falcao do të rikthehet, teksa jam shumë i sigurtë që do të vazhdojë të luajë dhe të jetë pjesë e jona sezonin tjetër. Është shumë e mundur që ai të veshë fanellën e Monacos sezonin tjetër. Kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla”, ka thënë zëvendës-presidenti i klubit të Monacos, Vladim Vasilyev.

Mediat turke kanë raportuar se reprezentuesi kolumbian është në bisedime me kampionin turk, Besiktas. /Telegrafi/

Exit mobile version