Radamel Falcao ka bërë të ditur se i ka refuzuar dy oferta të majme nga Kina për të qëndruar te Chelsea.
Sulmuesi kolumbian nuk ka arritur të jetë i rëndësishëm në Stamford Bridge, më shumë si pasojë e lëndimit.
Ai nuk ka luajtur që nga 31 tetori kur e dëmtoi kofshën, ndërsa më pas u lëndua vet në përpjekje që t’i kthehej kondicionit të plotë.
“Është e vërtetë se kam pasur dy oferta të ndryshme për të shkuar në Kinë, por qëndrova në Angli për t’ia dhënë vetes edhe një shans”.
“Shkuarja atje do të ishte mënyra më e lehtë, sepse ishte një ofertë shumë e mirë, por un preferova të qëndroja këtu dhe të luftoja. Jam i përqendruar te klubi dhe jetoj në të tashmen”, ka deklaruar Falcao për El Tiempo. /Telegrafi/