Real Madrid është finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve.
Reali ka siguruar një biletë për në finalen e Cardifit pas mposhti Atletico Madridin me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Kjo ka bërë që Cristiano Ronaldo të hyj në analet e historisë së garës më prestigjioze evropiane për klube, transmeton Telegrafi.
Cristiano është lojtari i pare ne histori që arrin në dy finale radhazi të Ligës së Kampionëve me dy ekipe të ndryshme.
Fillimisht, portugezi kishte luajtur në finale me Manchester Unitedin në vitet 2008/2009 dhe tani me Realin 2016/2017.
Ndryshe, ‘Los Blancos’ në finalen e Cardiffit do të takohet me kampionin italian Juventusin. /Telegrafi/