Site icon Telegrafi

“Më fal baba, po vras njerëzit e dashur”, letra e mësuesit para krimit makabër në Tiranë

Një krim në familje ka tronditur mbrëmjen e kësaj të hëne Tiranën ku një shtetas amerikan i cili punonte si pedagog në Shqipëri ka mbytur me litar gruan e tij, dy qentë e në fund veten.

Policia fillimisht  ka gjetur të vetvarur amerikanin 55-vjeçar Matthew James Wertz, tek dera kryesore.

Teksa kanë konstatuar këtë ata kanë thirrir ekspertin dhe kur janë futur brenda në banesë kanë parë të mbytur edhe gruan e tij indonesiane Lilis Sartika Saragih, si edhe dy qentë. Sipas policisë edhe ata rezultojnë të jenë mbytur sot.

Në shtëpi Wertz-it i është gjetur një letër ku ai i drejtohej të atit:

“Më fal baba! Po bëj diçka për të cilën do më gjykoni, po I jap fund jetës së njerëzve më të dashur”.

Gjithashtu sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Eni Ferhati për Euronews Albania në telefonin e tij është gjetur një mesazh ku lajmëronte drejtorin e shkollës ku punonte se nuk do të shkonte në punë, pasi nuk ndihej mirë.

Sipas infromacioneve ai nuk ka zënka apo probleme të raportuara në polici me gruan e tij.

Exit mobile version