Telegrafi

Fakulteti filozofik dhe muzetë nga Maqedonia dhe Bosnja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Fakulteti filozofik në Shkup, Muzeu Arkeologjik në Maqedoni, Muzeu i Maqedonisë, Muzeu i qytetit të Shkupit dhe Muzeu i Bosnjës e Hercegovinës nga Sarajeva kanë nënshkruar memorandum për bashkpunim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nënshkrues të këtij memorandumi janë dekani i fakultetit filozofik, Goran Ajdinski dhe drejtorët e katër muzeve.
“Memorandumi është nënshkruar që të mundësohet koordinim efikas i bashkëpunimit në mes institucioneve përkatëse, të bazuar në platformën e besimit të ndërsjelltë të cilat janë në interes për të gjitha palët, si për fushën e arkeologjisë, historisë të artit për kërkime shkencore, studentët, e të tjerë”, deklaroi dekani i fakultetit filozofik.

Inicues të këtij memorandumi janë ambasada e Maqedonisë në Sarajevë dhe Instituti për Histori të artit dhe arkeologjisë pranë fakultetit filozofik./Telegrafi/