Nëse jeni në mesin e njerëzve që nuk i mbillni qerpikët sepse menjëherë bien, atëherë kemi një lajm të mirë për ju.
Fillimisht duhet të keni parasysh se ka shumë faktorë të cilët ndikojnë që qerpikët e mbjellë të bien, e këta faktorë mund të kontrollohen shumë lehtë.
Përdorimi i maskarës – përse gratë apo vajzat përdorin maskarë?
Maskara përdoret që të keni qerpikë më të gjatë, më të mbushur dhe me një formë më të mirë. Pra, të njëjtën procedurë e kryejnë edhe qerpikët që mbillen. Kështu, nëse i keni mbjellë qerpikët, ju nuk keni nevojë të përdorni maskarë sepse ka mundësi që ajo ta heqë ngjitësin që i mban qerpikët.
Lëkura e yndyrshme
Gratë dhe vajzat shpeshherë kanë ankesa për akne dhe pika të zeza. Ajo çfarë nuk dini është se lëkura e yndyrshme nuk vepron vetëm në shëndetin e lëkurës, por ka raste ku qerpikët nuk ngjiten mirë si pasojë e yndyrës, ose, nëse yndyra e tepërt ka depërtuar, atëherë mund të mos ngjiten fare.
Prekja aksidentale e qerpikëve
Pasi që nuk jeni mësuar t’i mbillni qerpikët, nuk është për çudi nëse e gjeni veten duke i prekur aksidentalisht dhe duke i larguar. Por, prekja aksidentale i dëmton qerpikët e mbjellë, e posaçërisht nëse nuk kanë kaluar 24-48 orë nga mbjellja.
Kualiteti i dobët i ngjitësit
Sallonet e ndryshme deh teknikët e mbjelljes së qerpikëve përdorin ngjitës të ndryshëm, por, produktet e tilla veprojnë ndryshe nga njëra-tjetra. Nëse keni përdorur ngjitës të kualitetit të dobët, atëherë është normale që ato do t’ju qëndrojnë për më pak kohë.
Uji
Kur i mbillni qerpikët, duhet të jeni shumë e kujdesshme që ta shmangni ujin 24 orët e para, sepse uji, njësoj sikurse yndyra, ndikon në ngjitësin.
Duhet të shmangni edhe përgatitjen e ushqimit nën avull deri në 48 orë pas mbjelljes.
Mbjellja e qerpikëve të gabuar
Mos harroni se qerpiku që mbillet, ngjitet në qerpikun natyral dhe pesha apo trashësia e qerpikëve të mbjellë mund të mos jenë proporcionalë me qerpikët natyralë, andaj edhe këta të fundit nuk mund t’i mbajnë gjatë.
Ambienti jo-adekuat
Mbjellja e qerpikëve në një ambient që ka lagështi, nuk e lejon ngjitësin që t’i ngjitë qerpikët siç duhet. Prandaj qerpikët duhet mbjellë në një ambient me temperaturë të kontrolluar 0-24 gradë celsius, në mënyrë që edhe ngjitësi të jetë efikas.
Kujdesi jo-adekuat
Kujdesi i qerpikëve fillon pas 24 orëve dhe ju duhet të kujdeseni gjatë tërë kohës nëse dëshironi që të qëndrojnë më gjatë.
Krehja e qerpikëve me brushë adekuate është një praktikë që duhet ta kryeni sepse i parandalon infeksionet rreth zonës së qerpikëve.
Kasmir Kirpik Kosova
Instagram – @kasmirkirpikkosova
Facebook – @kasmirkirpikkosova
Adresa: Rruga. Robert Dolli (prapa Rezonancës) Pejton, Prishtinë
Nr.kontaktues: +38349668455 / +38349256916