Site icon Telegrafi

Faktor Plus Adria: Pushteti vazhdon dominimin në sondazhe

Agjencia për hulumtimin e mendimit publik me seli në Beograd, Faktor Plus Adria, ka publikuar të dhënat më të reja të anketës me të re telefonike për gatishmërinë e qytetarëve të Maqedonisë për të votuar në zgjedhjet e parakohshme, si edhe për rejtingun e partive politike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas anketës, 58% e qytetarëve janë shprehur të gatshëm të votojnë, kurse 32% nuk janë të gatshëm të votojnë, ndërkaq 80% nga ata që do të dalin ne zgjedhje, tashmë janë përcaktuar se për kë do të votojnë.

Sipas të anketuarve, 27.7% të votave do të merr VMRO-DPMNE-ja, kurse 25.5% do të merr LSDM-ja, ndërkaq në bllokun shqiptarë, BDI vazhdon të udhëheq me 10.5%, ndërkaq PDSH-ja ka mbështetje të 4.8%./Telegrafi/

Exit mobile version