Site icon Telegrafi

Faktet shkencore që shfaqen në filma, por që e vërteta e tyre është ndryshe (Foto)

Filmat që lidhen me shkencën gjithmonë marrin interes të veçantë.

Ata jo vetëm na argëtojnë por na pasurojnë me njohuri të reja (për shembull, për punën e Universit).

Por ju nuk duhet të besoni gjithmonë gjërat që ndodhin në ekran. Edhe pse tendenca e tanishme popullore është të përfshijë ekspertë shkencorë (matematikanë, linguistë, etj.)

Lexo po ashtu Tetëmbëdhjetë fakte që nuk i dini për filmat e famshëm (Foto)

Në prodhimet e filmave, kjo shpesh përbën pak më shumë se një marifet publiciteti, transmeton Telegrafi.

Bright Side ju fton të shikoni disa shembuj të regjisorëve të filmave, duke i lënë mënjanë ligjet e natyrës dhe ndjenjën e shëndoshë në favor të kthesave plot komplot!

The Martian

Filmi: Në mars, stuhitë me pluhur mund të jenë aq të fuqishme sa të bëjnë që heronjve të filmit t’u bjerë të fikët dhe të përfundojë i ngujuar vetëm në planet.

Realiteti: Një stuhi rëre në Mars mezi do ia kishte lëvizur flokët e Matt Damon, nëse do të kishte hequr helmetën. Është e vërtetë që ka stuhi në Mars por densiteti i atmosferës në Mars është shumë i vogël, 1/200 krahasuar me atë të Tokës.

Filmi: Matt Damon ecën i lirë në Mars pa ndonjë problem.

 

 

Realiteti: Ai do të kishte kërcyer në çdo hap, sikur astronautët në Hënë por pak më pak. Edhe pse graviteti në Mars është më i madh se në Hënë ai prapseprap është më i vogël se në Tokë.

Interstellar

Filmi: Karakteri i McConaughey-t zihet në një vrimë të zezë dhe del nga ajo i gjalle dhe i pa lënduar.

Realiteti: Nuk mund të largohesh as të mbijetosh në vrimë të zezë. Fushat e gravitetit në vrimë të zezë janë tepër të fuqishme dhe të ndryshme. Çdo objekt që futet brenda vrimës së zezë do të zgjatej dhe shtypej sikur një gjilpërë.

Filmi: Universi është i mbushur me vrima të cilat shërbejnë si tunele për të kaluar distanca të largëta në një të mbyllur syri.

Realiteti: Përderisa ekzistenca e vrimave të zezë është e vërtetuar, shkencëtarët nuk mund të thonë të njëjtën për vrimat transportuese. Ato janë vetëm hipoteza në teorinë gjenerale të relativitetit.

Prometheus

Filmi: Meqë zbuluan se në ajri i planetit alien përmban oksigjen, të gjithë anëtarët e ekipit i heqin helmetat e tyre.

Realiteti: Asnjë eksplorues i hapësirës nuk do ta kishte bërë atë gjë. Mikroorganizmat të cilët janë prezent në një bote aliene mund të të vrasin për disa sekonda dhe sistemi imunitar nuk do të mund të bënte asgjë për atë punë.

Lucy

Filmi: Duke shfrytëzuar potencialin maksimal të trurit tuaj ju mund të bëheni super njeri

Realiteti: Miti që ne e përdorim vetëm 10 përqind të trurit tonë është hedhur poshtë nga shkencëtarët tashmë. Ne përdorim 100 përqind të trurit tonë vetëm se jo të gjitha pjesët përnjëherë. Nëse disa pjesë të trurit do të mbeteshin të papërdorura që nga lindja jonë ato do të largoheshin me kohë.

Armageddon

Filmi: Bruce Willis dhe skuadra e ti shkatërrojnë një asteroid me përmasa të shtetit të Texas.

Realiteti: Për të pasur sukses do të duhet të përdoreshin 70-80 milionë raketa dhe dinamite. Ky film është i njohur për të pavërtetat fizike. Përshembull: nuk duhet të ketë gravitet në një asteroid ndërsa ne i shohim karakteret e filmit duke ecur nëpër sipërfaqen e asteroidit.

Angels & Demons

Filmi: Duke mbajtur vetëm 0.02 inç të antimaterjes mjafton për të bërë një shpërthim të madh sa për ta shkatërruar gjithë shtetin e Vatikanit.

Realiteti: Është e pamundur të krijosh mjaftueshëm antimaterie për të shkaktuar një shpërthim. E gjithë antimaterja e prodhuar në CERN do të ndizte vetëm një llambë të vogël dhe asgjë më shumë. Po ashtu është e pamundur të transportohet, antimaterja kërkon energji shumë të madhe për t’u transportuar.

The Day After Tomorrow

Filmi: Për shkak të ngrohjes globale, ajri super i ftohtë -150F zbret nga atmosfera e lart dhe i ngrin njerëzit

Realiteti: Temperatura e ajrit në atmosferën lart është diku nga -49F deri ne -103F. Edhe nëse ai ajër disi arrin të zbresë poshtë do të ngrohej gjatë procesit të zbritjes.

Gravity

Filmi: Një satelit i dalë nga orbita e Tokës shkakton dëme të mëdha në satelitët të cilët i ka ndërtuar njeriu.

Realiteti: Një event i tillë është pothuajse i pamundur të ndodhë për shkak se të gjithë satelitët sillen në orbitën e Tokës në lartësi të ndryshme dhe të ndara nga njëra-tjetra në distanca.

Filmi: Pas ecjes në hapësirë, Sandra Bullock i heq rrobat e saj prej astronauti dhe punon në mbathje dhe një bluzë.

Realiteti: Ndër rrobat e astronautëve ata veshin disa veshje speciale të cilat përdoren për transferim të energjisë.

Arrival

Filmi: Linguistiket janë fluentë në disa gjuhë të ndryshme.

 

 

Realiteti: Linguistiket nuk janë poliglotë. Të jesh linguistik do të thotë të analizosh strukturën e gjuhës. Disa linguistikë flasin disa gjuhë, e disa jo. /Telegrafi/
Exit mobile version