Site icon Telegrafi

Fakte të reja dalin në Gjermani, policia tani posedon një letër ku ishte planifikuar vrasja e Besar Nimanit

Kanë kaluar 10 ditë nga vrasja e boksierit kosovar Besar Nimani në qendër të qytetit gjerman Bielefeld.

Deri më tani është arrestuar një person për këtë vrasje, derisa fakte të reja kanë dalë në mediat gjermane.

Sipas asaj që ka raportuar gazeta gjermane ‘Westfalen-Blatt‘, policia gjermane tani posedon një letër (email) ku thuhet se është tregimi i njërit prej të dyshuarve për vrasjen e boksierit kosovar.

Lexo po ashtu Tre persona të dyshuar për vrasjen e boksierit kosovar, zbulohet edhe kombësia e tyre

Fjala është për Ayman Krit i cili në atë letër ka pranuar vrasjen e 38-vjeçarit me prejardhje nga Mitrovica.

“E rreme apo e vërtetë? Doli letra e rrëfimit për vrasjen e Besar Nimanit”, thuhet ndër të tjera në artikullin e publikuar nga gazeta gjermane.

Lexo po ashtu Publikohen fotot e dy personave që po kërkohen për vrasjen e boksierit Besar Nimani

Gjithnjë sipas dëshmitarëve të cilët kanë qenë afër vendit të ngjarjes, para se të ndodhte vrasja një grup burrash i janë afruar Besar Nimanit.

Policia gjermane po vazhdon hetimet që quan te vrasja, derisa dy persona të tjerë janë ende në arrati dhe duke u kërkuar. /Telegrafi/ 

Exit mobile version