Çdo pjesë e botës fsheh gjëra interesante. Këto janë faktet më interesante nga të gjitha anët e botës.
Amazona: Xhungla në Amazon prodhon më shumë se 20 përqind të oksigjenit në botë.
Kanada: Kanadaja ka më shumë liqene se e gjithë pjesa tjetër e botës së bashku. Kanada në gjuhën indiane (gjuha e indianëve të Amerikës) do të thotë “fshat i madh”.
Stamboll, Turqi: Stambolli është i vetmi qytet në botë që shtrihet ndërmjet dy kontinenteve.
Los Angeles: Emri i plotë i qytetit të Lejkersave është: El Pueblo de Nuestra Senora La Reina de Los Angeles de Porciuncula. Amerikanët shkurtimisht e thërasin L.A.
Ohio (shq. Ohajo): Në Ohajo nuk ekzistojnë liqene natyrale, të gjitha janë të bëra artificialisht.
Romë: Qyteti i parë që ka arritur popullsi prej 1 milion njerëz është Roma, Itali në vitin 133 p.e.s.. Po ashtu ekziston qytet me emrin Romë në çdo kontinent.
Siberi: Në Siberi ndodhen më shumë se 25% e pyjeve nga të gjitha pyjet e botës, transmeton lapsi.al.
Shkretëtira Sahara: Në shkretëtirën Sahara ekziston një qytet me emrin Tidikelt në të cilin nuk ka rënë as një pikë shiu në 10 vitet e fundit.