Më në fund shkencëtarët kanë vërtetuar që vonesat kronike mund të jenë pasojë e shumë çrregullimeve psikike, ndër të cilat është edhe depresioni
Hulumtimi më i ri, të cilin e kanë bërë psikologët nga San Francisko, ka treguar se 17 për qind e njerëzve vazhdimisht vonohen.
Kjo ka të bëjë edhe me vonesat e përditshme në takime të caktuara, apo në punë, mirëpo edhe në kalimin e fateve për përfundimin e obligimeve.
Njerëzit të cilët vazhdimisht vonohen përsërisin njërën nga format e njëjta të sjelljeve, që është më së shpeshti pasojë e anksiozitetit, transmeton Telegrafi.
Ata janë të ngjashëm me ata njerëz të cilët vazhdimisht lustrojnë këpucët e veta, me ata të cilët vazhdimisht ndërhyjnë kur të tjerët flasin, por me të tjerët të cilët nuk mund të kontrollojnë shprehinë e caktuar.
Megjithatë, nuk pajtohen të gjithë shkencëtarët me këtë hulumtim.
Vonesa kronike mund të jetë karakteristikë e disa çrregullimeve. Megjithatë, ajo mund edhe të jetë vetëm shprehi e keqe.
– Është e pashembullt që sjelljen e përditshme njerëzore ta vështrojmë pa e analizuar si gjendje mjekësore – thotë dr. Cheryl Jacobson, psikoterapeut dhe ish-drejtor i “Harley Terepy Clinic” nga Londra. /Telegrafi/