Eurostat publikoi një raport me titull “Banorët e BE-së: Kush jemi ne dhe si jetojmë”, ku preken pothuajse të gjitha aspektet e jetesës së evropianëve, si sipërfaqja e banesave, a ka tualet apo jo në apartament, lindshmëria, niveli arsimor etj.
Ndër këto të dhëna, 11 fakte ndoshta janë të panjohura për shumë njerëz.
Vetmia: Fakti i parë që nuk ju shkon ndër mend është se në vendet e BE-së, 2/3 e familjeve përbëhen nga vetëm një a dy anëtarë. Kjo prirje është më e dukshme në gadishullin e Skandinavisë. Në Danimarkë, jetojnë vetëm 47% e banorëve, shifër kjo është më e lartë ndër vendet e BE-së.
Në Oslo të Norvegjisë, 53% e familjeve përbëhet nga një anëtar i vetëm, transmeton “Zëri”.
Tualeti nuk është pajisje standarde: Nëse mendoni se të gjitha shtëpitë e vendeve të BE-së janë moderne, jeni krejtësisht gabim. Sipas medieve evropiane shifrat më të çuditshme në të dhënat statistikore vijnë nga vende si Bullgaria dhe Rumania, ku në mbi 10% të shtëpive nuk ka asnjë tualet. Vetëm në Belgjikë, Luksemburg, Holandë, Suedi dhe Britani mund të ketë të paktën një tualet në të gjitha banesat.
Banesat në Belgjikë dhe Britani janë më të vjetrat: Lidhur me banesat, belgët dhe anglezët duhet të jenë krenarë, pasi ata jetojnë në banesa me histori të gjatë, ku 37% r tyre janë ndërtuar para vitit 1946. Por për sa i përket arkitekturës së qytetit, në Kopenhagë të Danimarkës dhe në qytete të Francës ndodhen ndërtesat më të lashta, përkatësisht 68.1% dhe 59.7%. Është një fakt i panjohur për shumë njerëz që 95% e rumunëve kanë shtëpi private. Nëse llogaritet me periudha njëvjeçare, banorët e lindjes së Londrës dhe të Lisbonës i dëshirojnë më shumë shpërnguljet.
Në Luksemburg dhe Austri ndodhen banesat më të mëdha: Sipas të dhënave statistikore, në zonat rurale të Luksemburgut dhe në Austri, banesat janë 46 metra katrore më të mëdha se në qytetet e tjera. Nuk kemi pse të çuditemi kur dëgjojmë se luksemburgasit banojnë në kështjella, ndërsa austriakët në pallate. Çmimi i banesave në Greqi ndoshta është më i shtrenjtë në vendet e BE-së. Për grekët me të ardhura të ulëta, konsumi për strehim përbën 70% të të ardhurave të tyre.
1/6 e banesave janë boshe: Të ndodhur përballë valës së papritur të refugjatëve, një pjesë e deputetëve të Parlamentit Evropian propozuan hapjen e Parlamentit Evropian për pritjen e refugjatëve, sepse ky pallat nuk përdoret në pjesën e madhe të vitit. Përveç kësaj, ndoshta nuk e merrni me mend që në territorin e BE-së, miliona banesa janë bosh.
Mbi gjysma e banesave janë braktisur në 23 zona, si në ishujt grekë Mikonos e Santorini, në Alpet e Francës, apo në Valle d’Aosta të Italisë. Këto zona presin turistë vetëm gjatë sezonit të pushimeve. Por në Britaninë e Madhe ndodh e kundërta. Përveç disa zonave të largëta, në Britani pothuajse të gjitha banesat janë të zëna, përcjell “Zëri”.
Gjermanët janë më të moshuarit: Si vendi me popullsinë në të madhe në BE, Gjermania është dhe më “i vjetri”, me moshë mesatare prej 45.6 vjeç. Irlandezët janë “më të rinjtë” me moshë mesatare prej 36.1 vjeç. Në vendet e BE-së shënohet një plakje e madhe e popullsisë, në krahasim me vitin 1994, kur vendi më “i vjetër” në BE ishte Suedia, me moshë mesatare të popullsisë 38.4 vjeç.
Lituania është drejt zhdukjes?: Një nga faktet që ngjall vëmendje të opinionit është që në 11 vendet anëtare të BE-së është ulur numri i popullsisë. Por më serioze kjo gjendje paraqitet në Lituani, ku popullsia ka shënuar një ulje prej 13.4% qysh nga viti 2004, kur vendi u bë anëtar i BE-së. Në të njëjtën situatë ndodhet dhe Letonia, me ulje të popullsisë prej 12.1%. Krahas këtyre, edhe në Poloni po pakësohet popullsia reale, si pasojë e emigrimit të shumë polakëve në Britani e Irlandë, për shkaqe ekonomike.
Imigrim apo lindje?: Sipas të dhënave statistikore, në Sllovaki, Holandë, Francë dhe Irlandë, shtimi i popullsisë është ndikuar nga rritja e lindshmërisë. Ndërsa në Itali, Austri, Çeki, Luksemburg, Spanjë, Slloveni, Suedi, Belgjikë dhe Qipro, popullsia është rritur nga imigrantët. Fluksi i tyre ka ngjallur debate të shumta në Britani dhe Danimarkë.
Përgjysmohet përqindja e martesave: Ndonëse në Maltë dhe Qipro shënohet përqindja më e lartë e martesave ndër vendet anëtare të BE-së, ajo është më e ulët se niveli mesatar i BE-së në vitin 1964. Në Suedi, mosha mesatare e martesës së meshkujve është 36 vjeç dhe ajo e femrave 33 vjeç. Në Letoni dhe Çeki, përqindja e martesave të suksesshme është më e ulta ndër vendet e BE-së. Në kryeqytetin e Letonisë, Riga, 16% e femrave janë të divorcuara, ndërsa në Karlovi- Vari të Çekisë, 11.9% e meshkujve janë të divorcuar.
Emigrantët në BE: Të ardhurit nga Maroku përbëjnë grupin më të madh të emigrantëve në BE. Nga të dhënat statistikore del se në vendet e BE-së jetojnë në mënyrë të ligjshme përkatësisht mbi 2 milion marokenë dhe turq, 1.81 milion rusë, 1.5 milion algjerianë, mbi 1 milion ukrainas dhe 1 milion indianë.
Estonët më të arsimuarit: Në Estoni mbi 35% e banorëve kanë frekuentuar kolegjin , çka i bën estonët më të arsimuarit ndër europianët e tjerë. Kjo përqindje ka disnivel të madh me Islandën, vendin europian, ku mbi 50% e banorëve janë të diplomuar.