Telegrafi

Fakte interesante rreth ballafaqimeve mes Tottenhamit dhe Liverpoolit

Christian Eriksen dhe Andrew Robertson (Foto by Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Sonte, gjithë futbolldashësit sytë do t’i kenë drejt Madridit. Është momenti i finales së Ligës të Kampionëve.

Tottenham Hotspurs dhe Liverpooli do të takohen për trofeun në Wanda Metropolitano të Madridit.

The Reds do të mundohen që ta fitojnë për të gjashtën herë këtë garë prestigjioze gjersa për londinezët kjo është finalja e parë në histori të klubit.

Notat e lojtarëve deri në finale

Më poshtë mund t’i lexoni disa prej fakteve interesante

Në katër ndeshjet e fundit mes Tottenhamit dhe Livdepoolit janë shënuar mbi dy gola.

Tottenhami ka realizuar gol në 15 minutat e para të ndeshjes në tre nga katër ndeshjet e fundit.

Liverpooli është i pamposhtur në 13 nga 14 ndeshjet e fundit kundër Tottenhamit në të gjitha garat.

Liverpooli ka shënuar mbi dy gola në tri ndeshjet e fundit (UEFA Champions League).

Lexo po ashtu Statistika, analizë dhe parashikim: Tottenham - Liverpool

Liverpooli ka shënuar të paktën dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit kundër Tottenhamit në të gjitha garat.

Liverpool ka fituar 13 nga 14 ndeshjet e fundit të tyre – ata shënuan para gjysmës së kohës në 11 nga këto fitore.

Lexo po ashtu Wanda Metropolitano, stadiumi mbresëlënës dhe me fushë speciale në finalen e Ligës së Kampionëve

Të dyja skuadrat kanë shënuar së paku nga një gol në shtatë prej tetë ballafaqimet e tyre të fundit.

Të dyja skuadrat kanë shënuar së paku nga një gol në pjesën e dytë të ndeshjes. /Telegrafi/