Site icon Telegrafi

Fakt mahnitës: Tre shqiptarë shënojnë në ‘Euro 2016’ për tri përfaqësuese të ndryshme (Video)

Armando Sadiku (Foto: Getty Images/Guliver)

Në Kampionatin e sivjetmë Evropian, shqiptarët kanë vënë edhe një rekord për numrin e lojtarëve. Shqiptarët janë përfaqësuar me plot 30 futbollistë.

Numri më i madh (23) luajnë për Shqipërinë, gjashtë luajnë për Zvicrën, ndërsa një për Gjermaninë.

Dhe shqiptarët që luajnë në të tria këto vende kanë arritur ta gjejnë rrjetin. Shkodran Mustafi shënoi në ndeshjen ndërmjet Gjermanisë dhe Ukrainës, Admir Mehmedi i shënoi Rumanisë një gol të bukur, ndërsa edhe Armando Sadiku realizoi ndaj Rumanisë atë golin historik.

Të tre golat e futbollistëve shqiptarë mund t’i shikoni në videot e mëposhtme. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=TumMLV_bla4

https://www.youtube.com/watch?v=TjZBhK4FWpM

Exit mobile version