Telegrafi

FAK-u mbetet premtim (Video)

Tema e Orës së Fundit në Klan Kosova trajton mos shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Forca të Armatosura, siç edhe u premtua dy vite më parë.

Strategjia e shndërrimit ishte ndarë në tri faza. E para pati filluar menjëherë e do të duhej të zgjaste deri më 2016.

Në të përfshiheshin ndryshimet e nevojshme kushtetuese e ligjore, dhe riorganizimi i FSK-së në përputhje me strukturën e re.

Pastaj faza e dytë e paraparë të përfundoj më 2019, ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve dhe me trajnimet e nevojshme.

Dhe e treta kompletimi i Forcës së Armatosur.

Por si duket pengesë po del të jenë serbët e Kosovës.