Telegrafi

Fajon: Të zgjidhet kriza, Shqipëria prapa në reforma

E pyetur nëse duhen zgjedhje të parakohshme për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri, Fajon ka thënë se nuk mund të ndërhynte në çështje të brendshme.

“Nuk dua të ndërhyj në çështjet e brendshme të Shqipërisë, por e rëndësishme është që të garantohet një dialog që mund ta nxjerrë vendin nga ky qorrsokak, ku është sot. Kjo do të ishte mirë, sepse vendi ka ngecur vërtet mbrapa në rrugën e reformave që janë të rëndësishme për qytetarët. Prandaj, nëse zgjedhjet e parakohshme do të ishin një rrugëdalje për të siguruar që vendi të ishte politikisht i qëndrueshëm dhe për të siguruar një dialog mes autoriteteve, mes të gjitha palëve të përfshira, atëherë unë do të thosha: ‘Po, kjo do të ishte një zgjidhje’”, ka thënë Fajon për Top Channel. /Telegrafi/